Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi tha se të marten pritet të përfundojë numërimi i votave me postë dhe se pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Elezi në një konferencë për media ka thënë se deri më tani janë numëruar më shumë se 60 për qind e votave më postë.
“Besojmë që shumë shpejt do të arrijmë ta përmbyllim numërimin në të gjitha fletvotimeve që i takojnë votimit me postë. Pas kësaj do të mund të fillojmë numërimin e fletëvotimeve me kusht i cili është zhvilluar në 56 vendovotimeve si dhe pastaj numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta. Pasi të përmbyllen të gjitha këto procese dhe të marrim konfirmimin nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Gjykatës Supreme që nuk ka ndonjë çështje që është duke u shqyrtuar në këto institucione, atëherë KQZ do të shpall rezultatin përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.”, ka thënë Elezi.
Ndërkaq sa i përket rezultateve përfundimtare ai tha se nuk mund të ipet një datë e saktë se kur do të përfundojë ky proces.
“Sa i përket një date të sakt të shpalljes së rezultateve përfundimtare, nuk mund të jap një datë të caktuar, sepse kjo varet nga dinamima e numërimit të fletvotimeve”, thekson Elezi. /21Media