Ekspozitë me punime artistike nga nxënësit e shkollës “Zekeria Rexha”

Me punime nga më të ndryshme të artit nxënësit e shkollës “Zekeria Rexha” hapën ekspozitën. Ky aktivitet jashtë kurrikular është mirëpritur nga nxënësit. Disa prej tyre treguan më tepër për motivet dhe mënyrat përmes të cilave kanë realizuar punimet.

I kënaqur me punën e nxënësve dhe mësimdhënësve u shpreh koordinatori, Adrian Rudi, i cili vlerësoi lartë angazhimin e tyre për promovimin e shkollës.

Për profesorin e artit Fiduli Axhemi, përzgjedhja e vetëm disa prej punimeve ishte e vështirë. Ai ndër të tjera tregoi më tepër rreth këtij organizimi.

Kjo ekspozitë është vetëm një ndër aktivitetet jo kurrikulare që organizohet në këtë shkollë, pasi angazhimi i nxënësve dhe mësimdhënësve është i vazhdueshëm.

Read Previous

Reagon Gjini: E kryen Gjakova vet stadiumin!

Read Next

Tafarshiku reagon për postimin e Kryetarit Gjini