Bikliqi: Shumë biznese në Kosovë nuk janë të gatshme të paguajnë që të mbrohen të dhënat

(FOTO: Telegrafi)

Albion Bikliqi, eksperti i sigurisë kibernetike ka thënë se shumë biznese në Kosovë nuk janë të gatshme të paguajnë që të mbrohen të dhënat personale.

Në konferencën e sigurisë “DefendX23”, Bikliqi ka thënë se gjatë vitit 2023 ka pranuar shumë thirrje pas incidenteve të ndërhyrjes në të dhënat.

“Në shumicën e rasteve në Kosovë, bizneset e vogla dhe të mesme janë të gatshme të paguajnë kriminelin për kthyerjen e të dhënave, dhe nuk janë të gatshme të investojnë që të mbrohen të dhënat. Më lirë është të mbrojnë të dhënat, se sa të paguajnë dikë për të kthyer ato. Pra, prapë të dhënat personale janë jashtë”, theksoi ai.

Bikliqi potencoi se shteti po përballet me sulme të shumta.

“Shteti ynë përballet me sulme të shumta, u përmend prapraganda në mediat sociale, njerëzit ndikohen shumë nga këto. Gjatë viteve të fundit, e kam parë që shumica janë më shumë të interesuar të paguajnë dëmin se sa të mbrojnnë të dhënat”, është shprehur ai.

“DefendX” është një konferencë vjetore e sigurisë kibernetike, e përkushtuar në promovimin dhe zbatimin e praktikave më të mira të mbrojtjes së informacionit. /Telegrafi/

Read Previous

Bajrami: Siguria kibernetike është problem global

Read Next

Kurti: Serbia po përdor taktikat e Putinit