Prezantuesit e talkSPORT, Adam Catterall dhe Gareth A. Davies, u ulën për të diskutuar për elitën aktuale të peshave të rënda, në prag të përballjes së së shtunës midis Fabio Wardley dhe Justis Huni në Portman Road, Ipswich. Ky diskutim shërbeu si një parathënie për debatin mbi situatën e peshave të rënda sot.
Të dy ekspertët ishin të një mendjeje për një emër: Oleksandr Usyk. Kampioni ukrainas, i cili së fundmi e mundi Tyson Furyn me pikë, kryeson në mënyrë të padiskutueshme të dy listat. “Numri një, padyshim, është mjeshtri ukrainas Oleksandr Usik,” tha Catterall. Davies shtoi: “Mendoj se shumica e njerëzve do të pajtoheshin me këtë”.
Por, në vendin e dytë shfaqen dallime. Catterall e la atë bosh, duke e konsideruar Furyn të tërhequr dhe duke mos parë asnjë boksier tjetër që ta meritojë. Davies, nga ana tjetër, vendosi Daniel Dubois si numrin dy, për shkak të performancës së tij të shkëlqyer kundër Usyk.
Nga ana tjetër, britaniku i ri i peshave të rënda, Moses Itauma, është përfshirë në të dy listat. Ai sapo ka kaluar në rangun e seniorëve. “Itauma ka potencial të madh dhe duhet të merret seriozisht tani,” tha Davies. “Do të isha i shokuar nëse dikush nuk do ta përfshinte atë në dhjetëshen më të mirë”.
Në lidhje me Fabio Wardley, të dy ekspertët pajtohen se ai është një luftëtar me zemër të madhe dhe instinkt të lindur – cilësi që nuk mund të mësohen.
Ata besojnë se ndeshja e së shtunës kundër Justis Hunit do të jetë një provë e madhe për të.
10 më të mirët sipas Adam Catterall
1/ Oleksandr Usyk
2/ (bosh, për shkak të tërheqjes së Tyson Fury)
3/ Daniel Dubois
4/ Joseph Parker
5/ Agit Kabayel
6/ Anthony Joshua
7/ Fabio Wardley
8/ Moses Itauma
9/ Bahodir Jalolov
1-/ Zhilei Zhang
10 më të mirët sipas Gareth A. Davies
1/ Oleksandr Usyk
2/ Daniel Dubois
3/ Joseph Parker
4/ Agit Kabayel
5/ Anthony Joshua
6/ Filip Hrgović
7/ Zhilei Zhang
8/ Martin Bakole
9/ Fabio Wardley
10/ Moses Itauma
/Telegrafi/