Ekepertët: Transformimet e teknologjisë në zgjedhje janë të mëdha

Ekspert, politikbërës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të hënën në tryezën “Zgjedhjet dhe Teknologjia”, kanë diskutuar për ndikimin në demokracinë moderne të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.

Në këtë tryezë gjatë diskutimit u tha se transformimet që mund të bëjë teknologjia në procese zgjedhore mund të jenë të mëdha, megjithatë sfidat dhe siguria nga përdorimi i avancimeve në teknologji është një problematikë në vete.

Ish-drejtori i Institutit Demokratik Kombëtar, Carlo Binda ,foli specifikisht për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje.

“Përgjigja e shkurtë kur vjen të pyetja a është mirë përdorimi i teknologjisë në procesin zgjedhor, është po, ndërsa përgjigja e gjatë mund të jetë jo. Por ne duhet të mendojmë për këto gjëra. Ne duhet të mendojmë për këto gjëra si ligjvënës. Ne duhet të mendojmë për si njerëz që administrojnë zgjedhjet dhe vendosin masat mbrojtëse që janë të nevojshme për të parandaluar një lloj elementi të keq të përdorimit të Inteligjencës artificiale në veçanti”, tha Binda.

Ai tha se praktika e ka dëshmuar se Inteligjenca artificiale dhe teknologjia kanë shembuj të keq të përdorimit.

“Përshëmbull në Mbretërinë e Bashkuar në zgjedhjet e tyre të fundit, një numër i madh i grave kandidate ishin viktima të dhunës elektorale nga njerëz që  përdorën pikërisht inteligjencën artificiale për të krijuar imazhe dhe video të grave kandidate që i paraqitën mjerisht keq ato”, tha Binda.

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, tha se teknologjia dhe përdorimi i saj në procesin zgjedhor i ka përparësitë por edhe mangësitë e veta.

“Ne në komision për reformën zgjedhore, jemi mundu ta përfshijmë edhe teknologjinë në ndryshimet që kemi bërë, nuk kemi dhënë përfundime por i kemi lënë KQZ-së hapësirën që të vendosë se si t’i zhvilloj proceset e tilla,duke qenë së i përket KQZ -së, që ti mendoj edhe rreziqet nga përdorimi i teknologjisë”, tha Rrustemi.

Rrustemi vlerësoi përparimin në procesin zgjedhor që ka bërë Kosova.

“Zgjedhjet janë një aktivitet i ndjeshëm sidomos në vendet në tranzicion, duhet të kemi kujdes që cfarë do risi të sjelle te marr pëlqimin e secilit akter. Është shumë me rëndësi me i parapri një lloj diskutimi publik. Kosova ka fatin e mire që procesi zgjedhor ka ardhur duke u konsoliduar, nuk kemi situata ku kontestohet rezultati i zgjedhjeve, ka një qëndrim në mas të madhe që zgjedhjet janë të drejta. Ne i kemi krijuar bazën ligjore KQZ që të krijoj mundësi të tilla. KQZ ka fillua që në mas të madhe t’i digjitlaizoj disa prej operacioneve, për herë të parë është mundësuar regjistrimi i votuesve jashtë vendit”, shtoi Rrustemi.

Për shefin i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,tha se për shoqëri në përpjekje për ta forcuar demokracinë, digjitalizimi është i pashmangshëm.

“Sa i përket digjitlaizmit është sfidë, sfidë e shoh përfaqësimin e grave në politika. Ajo që jemi ballafaquar shpesh  janë ‘Fake News’. Unë konsideroj që digjitalizimi është një hap përpara dhe ne si shoqëri duhet ta ndjekim me legjislacion. Përmes reformës nuk kemi arritur që ti adresojmë të gjitha sfida”.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, duke folur për ndryshimet dhe avancimet që po bëjnë për zgjedhjet e 9 Shkurtit, tha se me softwerit të ri do të lehtësohen shumë shërbime që ndikojnë direkt te votuesit por edhe te subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve.

“Shumë nga aktivitetet zgjedhore, të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë me votuesit apo subjektet politike, kanë filluar dhe janë duke u zhvilluar normalisht. Potenciali që ka teknologjia informative në përmirësimin e zgjedhjeve në një vend, është i madh, andaj duke parë këtë mundësi, KQZ i ka kushtuar vëmendje të madhe avancimit të kësaj komponenteje dhe në përgjithësi digjitalizimit të operacioneve zgjedhore. Përgjithësisht, përmes softuerit, KQZ do të përmirësojë dhe lehtësojë shërbimet që ndërlidhen drejtpërdrejtë me votuesit, subjektet politike dhe me vëzhguesit e zgjedhjeve”,tha Elezi. /RTK

Read Previous

Mbi 500 mijë kërkesa për azil në Evropë

Read Next

Luis Enrique: PSG po ecën në drejtimin e duhur