Edon Zhegrova, një ‘yll’ që po shkëlqen në kampionatin francez dhe në arenën ndërkombëtare

E dha sërish atë paraqitje që pritej prej tij. Edon Zhegrova është padyshim një yll i madh në kampionatin francez, dhe i tillë po tregohet edhe në Europë.

Një gol i tij ndihmoi Lilën që të fitonte 2-0 ndaj çekëve të Sllavias së Pragës, dhe të hidhte një hap të madh drejt fazës së grupeve në Champions.

Sulmuesi i Kosovës jo vetëm që realizoi shumë bukur për 2-0, por edhe ishte njeriu që filloi aksionin e rrjetës së parë.

“L’Ekip” i kushton kopertinën, dhe Zhegrova bëhet shqiptari i parë i Kosovës që meriton diçka të tillë.

“Yjet që bien në sy”, është titulli i të përditshmes së madhe franceze.

Zhegrova padyshim që mund të luajë në një skenë më të madhe, dhe për të është e interesuar Roma.

Emri i tij për tek Roma doli fillimisht që në majin e këtij viti dhe tani po përflitet përsëri.

Nuk dihet sesa do të kërkonte Lille për një sulmues, vlera e të cilit në treg është 25 milionë euro.

Për të pasur një ide më të saktë, mjafton të themi se vetë klubi francez pagoi 7 milionë euro për ta marrë nga Bazeli, edhe pse në atë kohë kartoni i Zhegrovës kushtonte vetëm 2 milionë euro. /abcnews.al

Read Previous

Shefi i CIA-s arrin në Presidencën e Kosovës

Read Next

Aksident mes një veture dhe kamioni në rrugën Gjakovë-Prizren