Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Edon Zhegrova, të shtunën ka reaguar pas disfatës që e pësoi Kosova ndaj Rumanisë me rezultatin e thellë 3:0.
Zhegrova në rrjetet sociale ka theksuar se do të kthehen më të fortë.
“Ne do të kthehemi më të fortë. Faleminderit gjithë juve qe na përkrahni”, ka shkruar 25-vjeçari.
Ndesha ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së parë të Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” ndeshjen e radhës do ta kenë ndaj Qipros të hënën. Në Grup me Kosovën është edhe Lituania. /Koha.net/