Edi Rama: Bregdeti shqiptar po frekuentohet nga vizitorë edhe prej Argjentinës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë disa pamje të Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Edi Rama ka shkruar se në këto vende gjen pushues nga e gjithë bota të cilët po shijojnë detin, motin e bukur ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik.

Kryeministri Edi Rama, ka treguar se bregdeti shqiptar po vizitohet nga vizitorë edhe prej Argjentinës.

“Dhe me pamjet e Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut ku gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik, ndërsa bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Edi Rama në Facebook. /KosovaPress/

Read Previous

Rruga e Kamala Harrisit për të bërë histori

Read Next

Shpallja e zgjedhjeve, partitë në pritje të presidentes për caktimin e datës