Edhe sot vazhdojnë bllokadat e transportuesve privatë në Shkup

Edhe gjatë ditës së sotme Shkupi mbetet i paralizuar për shkak të bllokadave të transportuesve privat. Kështu që kaosi dhe nervoza tek banorët e kryeqytetit vazhdon.

Qytetarët thonë se duhet sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për lirimin e rrugëve të bllokuara dhe drejtojnë akuza mbi kryetaren e Qytetit të Shkupit.

Ndryshe mbi 200 autobusë kanë bllokuar dy udhëkryqe të kryeqytetit dhe rrugën “Ilindenska”. Transportuesit privat thonë se nuk do të lëvizin autobusët e tyre, derisa Bashkia e Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim publik nuk ua paguajnë borxhin.

/Telegrafi/

Read Previous

Bislimi: Kosova ka shënuar progres në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillim ekonomik

Read Next

KB “Ylli” ka mposhtur KB “Vëllaznimin” në kuadër të Superkupës së Kosovës