Kongresisti amerikan, Zach Nunn, ka dalur kundër deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Bliken, që e pati të premten për situatën në veri të vendit.
Blinken, në reagimin e tij publik pas veprimeve në veri, tha se dënon veprimet e Qeverisë së Kosovës që sipas tij, “po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin”.
Ndërkaq, Nunn tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të jenë kundër Kosovës, dhe se Blinken “duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak në Serbi.
“ShBA, qëndroni me Kosovën, një demokraci e re dhe një aleate e palëkundur e ShBA-ve, një shtet që i pranoi dhe i mirëpriti të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka thënë Nunn në Twitter.
/KlanKosova/