Komisioni i Pavarur i Mediave reagon ndaj sulmit që i është bërë Tv Syrit

Komisioni i Pavarur i Mediave ka reaguar mbi sulmin që i është bërë Televizionit Syri.

Reagimi i plotë:

Reagim i KPM-së për ngjarjen në televizionin Syri Vizion.

Komisioni i Pavarur i Mediave dënon ashpër sulmin e mbrëmshem ndaj televizionit Syri Vizion, duke e konsideruar atë një akt të papranueshëm që cenon punën e mediave dhe njëkohësisht lirinë e shprehjes.

Liria e medias është një shtyllë themelore e demokracisë dhe çdo përpjekje për të penguar punën e gazetarëve është e dëmshme për shoqërinë dhe zhvillimin demokratik të vendit tonë.KPM u bën thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa të menjëhershme për të vënë autorët e këtij sulmi para drejtësisë, në mënyrë që të ofrohet ambient i sigurt për të ushtruar profesionin e gazetarisë. Sigurimi i një mjedisi të qetë dhe të mbrojtur për gazetarët është thelbësor për funksionimin e lirë dhe të pavarur të medias.

KPM inkurajon të gjitha mediat që të vazhdojnë me përkushtim misionin e tyre, duke kontribuar në informimin e publikut dhe forcimin e demokracisë. Media e lirë dhe e pavarur është në interes të gjithë shoqërisë dhe duhet mbështetur pa kushte.

Read Previous

Sulm i rëndë ndaj Televizionit Syri e Kino “Hyrije Hana”

Read Next

10 mijë votues më pak se në vitin 2021 deri në orën 15:00