“Ec Ma Ndryshe” u takua me nxënës të shkollave fillore të Gjakovës

Organizata Ec Ma Ndryshe ka mbajtur aktivitetin “Green Talks-Biseda të Gjelbërta” me nxënësit e shkollave fillore të komunës së Gjakovës.
 I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili hapi këtë takim duke njoftuar nxënësit me disa nga projektet që janë ndërmarrë në të mirë të mbrojtjes së ambientit.

Meral Bakiqn nga “ Ec Ma Ndryshe“ tha se gjithëpërfshirja, qëndrueshmëria dhe dija janë trekëndëshi që përfaqëson këtë organizatë.

Nxënësit shpalosën aktivitetet e tyre  që janë organizuar në të mirë të mjedisit. Poashtu, ata shfaqën shqetësimet e tyre duke parashtruar pyetje ndaj kryetarit Gjini, sa i përket mbrojtjes së ambientit.

Përfaqësuesi i Zyrës për Mbrojtjen e Mjedisit në  komunën e Gjakovës, Fatos Deda tha se pa bashkëpunim të të gjithë shoqërisë nuk mund të ketë ambient të pastër. Këtu u konstatua se Gjakova do të jetë shembull i pastërtisë në të ardhmen e afërt.

Read Previous

Përurohet fontana në parkun e madh të qytetit

Read Next

Kosnett takon Kurtin: SHBA mbetet e përkushtuar ta mbështesë qeverinë e re