E verboi kolegun, biznesmeni nga Kosova dënohet me burgim në Londër

Një biznesmen nga Kosova, 27 vjeç, i cili e verboi kolegun e tij me një gotë për derdhjen e verës së kuqe ndërsa shikonin futboll, është dënuar me 15 muaj burgim në Angli.

Shemsi Kercova e theu një gotë në syrin e Nawal Mehtas në shenjë hakmarrjeje në një lokal në qendër Londrës, raporton Daily Mail.

Mehta e hodhi pijen e tij drejt Kercovës pasi ky i fundit e derdhi aksidentalisht pak verë mbi të ndërsa festonte një gol. Tani, Mehta nuk mund të ngasë më e as të merret me sport.

Ai e ka humbur perceptimin e thellësisë dhe rrezikon të verbohet totalisht nëse syri tjetër i lëndohet.

Dyshja, të cilët merreshin me shërbime të IT-së , ishin duke pirë në një lokal me një grup shokësh më 25 janar 2019.

Sarah Forshaw, QC, duke mbrojtur tha Inner London Crown Court se grupi ishte në një ‘humor festiv’ ndërsa Kercova e prezantoi të fejuarën e tij aty.

Ai ishte ulur në një tryezë prapa Mehtas dhe po e shikonte një lojë futbolli. Kur ekipi i tij shënoi gol, Kercova u hodh nga entuziazmi dhe një pjesë e verës që e mbante në dorë doli nga gota dhe Mehta, në kundëpërgjigje, ia hodhi pijen në fytyrë Kercovës.

Kosovari, i dehur, u hakmor duke e goditur kolegun e tij ndërsa mbante gotën në dorë, duke ia prerë fytyrën dhe syrin

Gjykatësi Silas Reid në seancën gjyqësore tha: “Dënimi më i vogël i mundshëm që mund ta marr në këtë rast është një nga 15 muaj burg.”

Kercova kishte shkuar si refugjat në Britaninë e Madhe me familjen e tij kur ishte vetëm pesë vjeç.

/GazetaExpress/

Read Previous

Nëntë viktima dhe 217 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Read Next

Moti sot në Kosovë