Nëntë viktima dhe 217 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar nëntë viktima dhe 217 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërsa janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të Shqipërinë.

Janë shëruar 202 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169 mijë e 085 që nga fillimi i epidemisë.

/KlanKosova/

Read Previous

Parregullsi dhe lëvdata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Read Next

E verboi kolegun, biznesmeni nga Kosova dënohet me burgim në Londër