E mërkura është 1 maj: Pse festojmë Ditën e Punës?

Në kujtim të manifestimit të madh të të pafavorizuarve dhe luftës së tyre të vendosur, në Kongresin e Parë të Internacionales së Dytë më 1889, u mor vendimi që 1 Maji të shënohej me tubime masive, protesta dhe manifestime të përshtatshme. Në Kongresin e Dytë të vitit 1891, 1 Maji u shpall zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Punës.

Dita Ndërkombëtare e Punës përkujton 1 majin e vitit 1886, kur në Çikago, SHBA, dhjetëra mijëra punëtorë dolën në rrugë, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe zbatim të vazhdueshëm të tetë orëshit të punës.

Atë ditë në Çikago, rreth 40,000 punëtorë amerikanë hynë në një grevë të përgjithshme, nën sloganin “tre tetë” – pas tetë orësh punë, pushim dhe kohë të lirë.

Protesta, e cila u prit me represion për shkak të reagimit brutal të qeverisë dhe punëdhënësve, e më pas me një sërë viktimash, u bë një lloj simboli i luftës për të drejtat e të pafavorizuarve.

Protestat nisën më 1 maj dhe më 4 dhe 5 maj u zhvilluan përplasje të rënda me policinë, të cilat u përhapën përtej Çikagos.

Policia tentoi t’i prishte tubimet, të cilat përfunduan me dhunë të ashpër dhe me shumë viktima, si midis demonstruesve ashtu edhe në mesin e policisë. Në përleshjet në Çikago, të paktën gjashtë persona humbën jetën, rreth 50 punëtorë u plagosën dhe shumë u arrestuan. Më vonë, pesë drejtues të punës u dënuan me vdekje dhe tre me burg.

Në kujtim të manifestimit të madh të të pafavorizuarve dhe luftës së tyre të vendosur, në Kongresin e Parë të Internacionales së Dytë më 1889, u mor vendimi që 1 Maji të shënohej me tubime masive, protesta dhe manifestime të përshtatshme. Në Kongresin e Dytë të vitit 1891, 1 Maji u shpall zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Punës.

Gradualisht, gjatë viteve të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të, 1 Maji pranohet dhe festohet gjithnjë e më gjerësisht, shpesh me protesta të mëdha. Në shumicën e vendeve të botës, kjo ditë është shpallur festë publike.

Fakti i pazakontë është se vetëm në Shtetet e Bashkuara, ku në fakt filloi gjithçka, Dita e Punës nuk festohet më në këtë datë, por me emrin Dita e Punës festohet të hënën e parë të shtatorit.

Sindikatat janë ndjekës të kësaj nisme. Edhe sot e kësaj dite, si në mbarë botën ashtu edhe në vendin tonë, 1 Maji festohet në kujtim të punëtorëve të Çikagos, atyre që dhanë jetën për ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve. Lëvizja sindikale në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rrënjë dhe traditë të thellë. Fillimet e para sindikale datojnë në vitin 1908, kur u formua sindikata e parë legale e këpucarëve.

Deri në vitin 2006, në vendin tonë festa e punëtorëve festohej dy ditë (1 dhe 2 maj), dhe që nga viti 2007 festohej vetëm një ditë. Zakonisht në vendin tonë kjo ditë nuk shënohet politikisht, por është sinonim i skarës dhe natyrës. Tradicionalisht, në ditën e 1 Majit, një numër i madh i qytetarëve vizitojnë piknikët./AlsatM

Read Previous

Biletat e Europianit rishiten 13 herë më shtrenjtë onlinë

Read Next

Prestigjozia skoceze rendit 10 destinacionet më të mira në Shqipëri