Biletat e Europianit rishiten 13 herë më shtrenjtë onlinë

UEFA kishte 2,7 milion bileta për Europianin, por kërkesat ishin më shumë. Një pjesë e tyre po rishiten në internet nga faqe të specializuara. Aty mund të gjesh edhe bileta për sfidat e Shqipërisë, por që kushtojnë më shumë se çmimet e përcaktuara nga UEFA.

Një vend në kategorinë e tretë në përballjen me Spanjën më 24 qershor në Dyseldorf nga 60 euro që kushtonte fillimisht tani është 200 euro. Me spanjollët gjen edhe ndonjë biletë në zonën VIP që e kalon 9 mijë eurot ku mund të konsumohet edhe shampanjë apo ushqim dhe një pamje zgjedhur.

Për takimin e parë atë me Italinë më 15 qershor në Dortmund është më e kushtueshme, pasi më të lirën mund ta gjesh 389 euro, ose thuajse 7 herë më shtrenjtë. Ato për tifozët e zjarrtë që ndodhen pas porte nga 30 euro tani vlejnë 397 euro, ose mbi 13 herë më të kushtueshme. Për përballjen e 19 qershorit me Kroacinë në Hamburg nisin nga 309 euro./tvklan.al

Read Previous

Stolenberg: Nuk është tepër vonë që Ukraina të fitojë luftën

Read Next

E mërkura është 1 maj: Pse festojmë Ditën e Punës?