E-Kosova: Ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesat e fëmijëve

Nga ky muaj me vendim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve janë bërë disa ndryshime në procedurat e aplikimit lidhur me shtesat e fëmijëve.

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një shkrimi të publikuar në Facebook nga platforma E-Kosova.

Afati për aplikim njoftohet se është i hapur nga data një deri më dhjetë të çdo muaji.

Aplikimi për shtesa për fëmijë thonë se duhet të realizohet në tre muajt e parë të lindjes së fëmijës.

Siç njoftohet, nëse nuk aplikohet brenda këtij afati, fillimisht duhet të kalohet në proces të verifikimit dhe aplikimi mund të realizohet vetëm pasi të përfundojë me sukses procesi i verifikimit.

“Ju lutem të respektoni këto afate për të siguruar përpunimin e aplikimit tuaj në kohë”, thuhet në shkrimin e publikuar.

Vendimi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me shtesat e fëmijëve.

Ndryshe, më 18 korrik, kryeministri Albin Kurti, kishte prezantuar skemat e reja për fëmijë – të cilat do jenë shtesa për nënat varësisht nga numri i fëmijëve që kanë.

Kurti, para gazetarëve ka prezantuar se për një fëmijë buxheti që do t’i ndahet një nëne do të jetë 20 euro, ky kriter vlen për fëmijët që kanë moshën deri në 16 vjeç.

Qeveria e Kosovës kishte nisur implementimin e skemave të ndihmës për fëmijë në vitin 2021, në kuadër të pakos për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së COVID-19.

Këto skema ishin bërë si pjesë e përpjekjeve të Qeverisë për të ndihmuar familjet me fëmijë dhe për të përmirësuar mirëqenien e fëmijëve në vend./Albanianpost.com

Read Previous

Cilat janë mënyrat e votimit në zgjedhjet presidenciale në SHBA?

Read Next

NBA: Luka Doncic i jep fitoren Dallas, Detroit dhe Atlanta triumfojnë jashtë fushe