E mitura që ishte raportuar si e zhdukur në Gjakovë është gjetur dhe në lidhje me rastin është arrestuar një person.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar se e mitura e femër është gjetur, e cila ishte raportuar si e zhdukur dhe në lidhje me këtë rast është arrestuar një person si i dyshuar që dyshohet se kishte qëndruar me viktimën nga koha që e mitura ishte larguar nga shtëpia.
“Gjakovë 21.02.2024 – 12:45. Më 22.02.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është gjetur viktima femër, mashkull kosovar (e mitur), e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kohës që viktima ishte larguar nga shtëpia. Viktima i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.