Dyshohet se në Elbasan 23 persona kanë tentuar të votojnë rreth 63 herë

Dyshohet se në Elbasan 23 persona kanë tentuar të votojnë rreth 63 herë, tërhiqet nga ankimimi deputeti i pavarur.

Gazetarja e “Top Channel”, Elda Menga tha se për qarkun e Elbasanit pas kryqëzimit të të dhënave të pajisjes PEI dyshohet se 23 persona kanë votuar të tentojnë rreth 63 herë.

Ndërsa surprizë në këtë seancë ishte tërheqja nga ankimimi i deputetit të pavarur, Iljaz Shehu, në Lezhë, i cili kishte njoftuar me një mesazh anëtarët e KAS.

“Sot janë shqyrtuar konkluzionet për Elbasanin dhe pas kryqëzimit të të dhënave të pajisjes PEI sipas PD dyshohet se 23 persona kanë votuar të tentojnë rreth 63 herë. KAS vendosi që ta shtyjë vendimin për ditën e hënë dhe nuk u shqyrtua as çështja e Korça për shkak se LSI nuk ishte paraqitur në seancë.

Surprizë për sot ishte edhe tërheqja nga ankimimi i deputetit të pavarur, Iljaz Shehu, në Lezhë, i cili kishte njoftuar me një mesazh anëtarët e KAS, se nuk do të paraqitur sepse nuk besonte në këtë institucion bazuar në vendimmarrja për Lezhën dhe Gjirokastrën”, tha gazetarja./TopChannel

Read Previous

Ekspertët japin alarmin: Toka shumë shpejt do të bëhet 40% më e nxehtë!

Read Next

Ministri gjerman: Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim