Dy vjedhje të rënda në Malishevë e Gjakovë

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së martë janë raportuar dy vjedhje të rënda në Malishevë dhe Gjakovë.

Sipas raportit ditor të PK-së, në Malishevë brenda një lokali janë vjedhur monitorë e kompjuter, ndërkaq në Gjakovë, një femër ka raportuar se i është thyer vetura dhe i është vjedhur çanta.

Detaje nga raporti i PK-së:

VJEDHJE E RËNDË

Malishevë 02.02.2021 – 04:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë brenda lokalit dhe nga aty kanë arrit të vjedhin disa kompjuterë dhe monitorë. Rasti nën hetime.

Gjakovë 02.02.2021 – 16:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vjedhur çantën. Sipas ankueses, në çantë kishte dokumentet e saja personale dhe kartelën identifikuese të punës. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Read Previous

Çfarë ka të re në Netflix gjatë këtij muaji

Read Next

Manchester United me dy fitoret më të thella në histori të Premier Ligës