Dy të vdekur në Deçan, dyshohet si pasojë e helmimit nga uji

Gjatë së hënës është rritur numri i rasteve të dyshuara për helmim në komunën e Deçanit.

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se kanë ndodhur dy raste të “Vdekjes së dyshimtë” për shkak të situatës së krijuar në atë rajon.

Kështu tha zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”./Ekonomiaonline

Read Previous

Një veturë përfshihet nga flakët në tunelin e Kalimashit

Read Next

Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë