Dy super ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot (5 tetor) do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ferizaj dhe Dukagjini e nisën këtë xhiro, ndërsa të parët fituan 2-1 si vendas.

Vëmendja do të jetë sot në derbin e Anamoravës, aty ku Drita e pret rivalin lokal Gjilanin, që është edhe ndeshja kryesore.

Përballje interesante është edhe ajo mes Prishtinës dhe Feronikelit ’74.

Padyshim se skuadrat do të synojnë pikët e plota, por që Drita dhe Prishtina aktualisht po kalojnë nëpër një formë më të lartë.

Që të dy takimet nisin në ora 15:00. /Telegrafi/

Read Previous

Zgjedhjet e 9 shkurtit, ende asnjë parti nuk ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë

Read Next

“S’ka garanci” se Izraeli nuk do t’i shënjestrojë objektet bërthamore të Iranit