Dy persona në pranga për tentim vrasje në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë

Ngjarja e natës së mbrëmshme në rrugën ‘’Yll Morina’’ në Gjakovë, ku mbeti i plagosur një person tashmë ka një autor, kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës ku pas një pune hetimore arritën të vënë në pranga të dyshuarin me inicialet D.K edhe personin e dytë me Inicialet L.M si i përfshirë në këtë tentim vrasje.

Në vazhdën e hetimeve nga ana e zyrtarëve policor janë kryer edhe dy kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse dhe me këtë rast janë gjetur dhe dy armë zjarri të cilat janë konfiskuar si provë përcjellëse në rast.

Ndërkaq kujtojmë që ekipi TV SYRI-t gjatë një vizite që ka bërë mbrëmë në Emergjencën e spitalit ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, ka arritur të kuptoj që i plagosuri me inicialet B.M është dërguar në QKUK së bashku me mjekun kujdestar për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësorë. Motivet e kësaj ngjarjeje për momentin janë të panjohura, bëjnë të ditur kështu nga Policia e Kosovës.

Read Previous

100 miliardë dollarë dëme në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus

Read Next

Shtohen shanset e Shqipërisë, UEFA mendon ndryshim skenari për Euro 2028