Dy ndeshje interesante në zhvillohen sot në Superligën e basketbollit kosovar

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Me fillim nga ora 17:00 ballafaqohen Sigal Prishtina dhe Istogu, ndërsa nga ora 19:00 është derbi prizrenas, Proton Cable Prizreni- Bashkimi.

Ndërsa dje, kanë përfunduar dy takimet e para të kësaj xhiroje, ku Peja fitoi ndaj Goden Eagle Ylli me rezultat 91-75, ndërsa Trepça si mysafire e Vëllaznimit triumfoi me shifrat 82-89.

/klankosova/

Read Previous

Qeveria e Shqipërisë miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, shpërndarja nis nga e hëna

Read Next

42-vjeçari shqiptar humb jetën në burgun grek