Dy marrëveshjet e Qeverisë Kurti të cilat Hoxhaj i quajti “Jugosllavia e Re”

Qeveria e Kosovës dje ka miratuar nismën për marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve në shtetet e rajonit.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme Qeveria miratoi nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Miratimim e kësaj nisme ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, po e sheh si nisje të Jugosllavisë së re nga Qeveria Kurti./Gazetasinjali

Read Previous

214 pacientë po trajtohen nëpër spitalet COVID

Read Next

Spitalet gjermane janë në rrezik nga hakerët