Në edicionin e 50 dhe 51 të teatrove në Ferizaj, Vlora Dervishi aktorja nga Gjakova u shpall nga juria profesionale si roli më i mirë episodik në shfaqjen “Farsë në Valvorth”. Por, për Gjakovën nuk është i vetëm çmimi i Vlorës, në këtë edicion një çmim tjetër ju nda edhe skenografit gjakovar Petrit Bakalli. Bakalli në këtë edicion ka marrë pjesë me dy skenografi dhe vlerëson që për të dyja ka qenë meritor i këtij çmimi.
Ai gjithashtu shtoi që ky çmim e motivon edhe më tej për të punuar duke synuar kështu edhe çmime ndërkombëtare.
Nga këtu u tha gjithashtu që teatri i Gjakovës vazhdimisht punon që të sjellë shfaqje të bukura për qytetarët artdashës që asnjëherë si kanë munguar teatrit.