Dy alternativat e Milanit për të zëvendësuar Stefano Piolin

Sipas raporteve nga shumë media në Itali, Milani mund ta shkarkojë trajnerin Stefano Pioli nëse kjo skuadër nuk siguron njërën nga vendet që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Rossonerët” kanë pikë të barabarta me Juventusin dhe Napolin po momentalisht janë jashtë top katërshes për shkak të dallimit në gola.

Sipas “La Gazetta dello Sport” dhe “Calciomercato”, drejtuesit e klubit kuqezi janë të gatshëm ta ndryshojnë trajnerin e skuadrës nëse nuk arrihet ky objektiv.

Dy emra që spekulohet se janë alternativat kryesore për ta pasuar Piolin janë Maximiliano Allegri dhe trajneri i Veronas Ivan juric./GazetaSinjaliSporti/

Read Previous

​Planifikonte të kryente një vrasje, arrestohet në Gjakovë shtetasi i Shqipërisë

Read Next

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 912 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19