Durmishi: Dëshmova se procesi për rrugën Prishtinë-Podujevë është i rregullt

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pas intervistimit të sotëm në Prokurorinë Speciale është deklaruar për media, teksa ka konfirmuar se ishte i ftuar si i dyshuar.

Ai ka thënë se sot i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale si i dyshuar për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë – Podujevë, derisa vlerësoi se e ka sqaruar pastërtinë e tij të plotë në këtë proces.

“Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese, të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë- Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë time të plotë në gjithë këtë proces”, tha Durmishi.

Tenderi për të cilin është ftuar për intervistim zëvendësministrit Durimishi peshon 38 milionë euro. Ai është nënshkruar në vitin 2023 nga vet Durmishi, ndonëse asokohe ka pasur ankesë aktive kundër kontratave në Organin Shqyrtues të Prokurimit. /RTK/

Read Previous

Tuchel: Ndaj Realit do të jetë ndeshja më e madhe

Read Next

Pamje nga stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elite e Ushtrisë së Shqipërisë