Pamje nga stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elite e Ushtrisë së Shqipërisë

Batalioni i Forcave Speciale është njësia elitë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau foto nga stërvitja e këtij batalioni teksa theksoi se, me aftësi të jashtëzakonshme, trajnim të vazhdueshëm dhe përkushtim të pamohueshëm, ata përfaqësojnë forcat më të guximshme dhe të afta në vendin tonë.

“Në shërbim të Sigurisë Kombëtare, ata janë krenaria jonë dhe një burim i padiskutueshëm i ndihmës dhe mbështetjes”, nënvizoi ministri Peleshi.

Batalioni shënoi vitin e kaluar 25-vjetorin e themelimit. Tashmë, ky batalion është i mirëpajisur me mjete moderne dhe mbart me vete eksperiencën në operacione ushtarake jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në misionet e NATO-s, BE-së e Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

Read Previous

Durmishi: Dëshmova se procesi për rrugën Prishtinë-Podujevë është i rregullt

Read Next

Komisioni për Buxhet nuk i jep mbështetje Projektligjit për banim social