Deputeti Qorrolli: Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim.

“E votojmë Presidentin dhe e votojmë Projektligjin për Specialen, sepse të dyja janë pjesë e të njëjtit detyrim — t’i japim vendit institucione funksionale dhe vendimmarrje”, ka shkruar ai.

Sipas tij, shkuarja në zgjedhje e lëndon Hagën dhe Republikën.

“Do t’i bini pishman nëse veproni me këtë mllef e maraz prej foshnjorakësh politik”, ka shkruar tutje Qorrolli. /RTKlive

Read Previous

Arrestohet i dyshuari për krime lufte gjatë vitit 1998 në Skënderaj

Read Next

Ilir Deda: Pa zgjidhje sot, do të jemi të gjithë humbës