Duda Balje kërkon që shamia të mos konsiderohet si uniformë fetare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka deklaruar se vajzat të cilat bartin shami, nëpër shumë shkolla hasin në probleme sa i përket bartjes së shamisë. Ajo ka kërkuar që shamia të mos konsiderohet si uniformë fetare.

“Ne kemi emrat dhe mbiemrat e vajzave të cilat po kanë problem të tilla. Ku drejtorët e shkollave nuk i lejojnë që të bartin shamitë në disa komuna. Shamia duhet të mos konsiderohet si pjesë e uniformës fetare. Duhet të adresojmë këtë problem sepse kanë edhe probleme edhe me hi në provim” ka thënë ajo.

Kurse deputetja Tinka Kurti, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se bartja e shamisë nëpër shkolla është kundër udhëzimit administrativ.

“Në komision po e trajtojmë nga perspektiva e të drejtave të njeriut dhe çështja e veshjes duhet të jetë vullnet i lirë dhe e drejtë parësore e secilit. Mendoj se vajzat që bartin shamia duhet të lejohen në shkolla”, ka thënë ajo./GazetaSinjali

Read Previous

​Sasoli: Vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së sa më shpejtë

Read Next

Identifikohet lloji i virusit “indian” në Maqedoni