​Sasoli: Vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së sa më shpejtë

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejtë që është e mundur, raporton KosovaPress.

Në një intervistë për mediat gjermane, Sasoli deklaroi se zgjerimi i BE-së në drejtim të Ballkanit sjell përfitime të mëdha për te dy palët.

“Një gjë e tillë duhet të ndodhë për të mirën e paqes dhe prosperitetit në rajon dhe të gjithë unionin”, tha ai.

Sipas tij, BE duhet të mbajë fjalën e dhënë sa i përket anëtarësimit të këtyre vendeve.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor. Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve,”, tha Sassoli.

Read Previous

Ferma e familjes Rexha, shembull i kultivimit të produkteve të shëndetshme

Read Next

Duda Balje kërkon që shamia të mos konsiderohet si uniformë fetare