Çmimet e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards, janë bërë të ditur gjatë kësaj mbrëmje, shkruan KultPlus.
Mbretëria e Bashkuar, si njëri prej shteteve me influencë të madhe në industrinë e muzikës, ka mbledh yje të shumtë në këtë mbrëmje, me ç’rast janë dhënë disa çmime për kategori të ndryshme.
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka qenë e nominuar për dy çmime, derisa ka triumfuar si artistja më e mirë Pop/R&B.
26 vjeçarja la pas vetës yje të mëdhenj siç janë: “Ed Sheeran, Adele, Grif dhe Joy Crookes”.
Lipa nuk ka qenë e pranishme në këtë mbrëmje pasi shumë shpejt pritet të fillojë turneu i saj nëpër shtetin e Amerikës.
/KultPlus.com/