Dua Lipa: “Artistja e vitit”

Dua Lipa është padyshim një ndër emrat më të përfolur të muajve të fundit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka tejkaluar çdo parashikim me sukseset e saj të njëpasnjëshme falë albumit “Future Nostalgia”. Albumi u publikua gjatë periudhës së karantinës, por pavarësisht faktit se u publikua në një periudhë të vështirë, ishte një ogur i mirë për shumë arritje.

Së fundmi, Dua është vlerësuar me çmimin “Artistja e vitit” nga iHeartRadio Music Awards.

Këtë sukses Dua e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale e ku nuk kanë munguar urimet e shumta./ KultPlus/

Read Previous

Veshjet më trendi të “iHeartRadio Music Awards 2021”

Read Next

Zyrtare: Allegri trajner i ri i Juventusit