Driton Kuka: Konfirmohen pesë normat olimpike të xhudos

Janë konfirmuar pesë normat olimpike të xhudistëve kosovarë. Kjo është bërë e ditur nga trajneri Driton Kuka.

“Kosova gjegjësisht Federata e Xhudos përfundoi garën e fundit kualifikuese për Lojëra Olimpike. Konfirmohen pesë  norma olimpike për Lojëra Olimpike për federatën tonë”, ka shkruar trajneri Kuka në Facebook.

Normat janë fituar nga Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Laura Fazliu (63 kg), Loriana Kuka (78 kg), Akil Gjakova (73 kg).  Të gjithë janë pretendentë për medalje olimpike në Paris.

Read Previous

UP-ja u bën thirrje deputetëve ta votojnë statutin e ri

Read Next

Kuvendi i Kosovës miraton marrëveshjen për burgjet me Danimarkën