Java e dhjetë e Raiffeisen Ligës së Parë solli një përballje të rëndësishme në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, ku KF “Drenica” priti KF “Vëllaznimin”. Vendasit arritën një fitore të merituar me rezultatin 2-0.
Vëllaznimi u përball me një mbrojtje të fortë të Drenicës dhe kishte vështirësi në krijimin e rasteve të rrezikshme. Mungesa e efikasitetit në sulm u bë evidente, pasi pavarësisht përpjekjeve për të goditur portën, Vëllaznimi nuk arriti të shënonte.
Pas kësaj humbje, KF “Vëllaznimi” do të kërkojë të rimarrë veten në ndeshjet e ardhshme për të përmirësuar pozitën në tabelë. /tvsyrivision/