Drejtuesit e Lazios vendosin për të ardhmen e Muriqit

Vedat Muriqi of SS Lazio during the Serie A match between SS Lazio and Sassuolo Calcio at Stadio Olimpico, Rome, Italy on 24 January 2021. PUBLICATIONxNOTxINxUK Copyright: xGiuseppexMaffiax 28160095

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi nuk do të largohet nga skuadra e Lazios gjatë kësaj vere. Sajti italian “Cittaceleste.it” ka shkruar të premten se drejtuesit e Lazios kanë vendosur që Muriqit t’ia japin edhe një rast për ta dëshmuar veten dhe do të llogaritin në të për sezonin e ardhshëm.

Thuhet se klubi italian ka vlerësuar angazhimin e Muriqit në ndeshje përkundër që i kanë munguar golat pasi në sezonin e tij të parë nuk ka arritur të adaptohet në Serie A.

Në sezonin e tij të parë te Lazio, Muriqi ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 33 ndeshje, në të cilat kryesisht është aktivizuar nga banka e rezervistëve. 27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025 me Lazion, ekip të cilit iu bashkua nga Fenerbahçe verën e shkuar për 20 milionë euro./Koha.net/

Read Previous

Kur do të hyjë në fuqi përdorimi i certifikatave COVID-19 të BE-së?

Read Next

Kur pritet të lirohen masat anti-covid në Kosovë?