Dr.Pipero: 95 për qind e shqiptarëve kanë imunitet nga COVID-19

Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi se 95 për qind e shqiptarëve kanë krijuar imunitet nga COVID-19, sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Akademia e Shkencave.

Në një emision, Pipero nënvizoi se kjo e bën Shqipërinë më të sigurt dhe më të mbrojtur nga variantet e reja të COVID-19.

“Unë mendoj që njerëzit kanë një mundësi ta aplikojnë dozën e katërt të vaksinës, por flas për fasha të caktuara të popullsisë. Jo për të gjithë popullsinë. Kush ka bërë 3 doza është i mbrojtur maksimalisht, 100 të sigurt nuk ka. Ka një lajm shumë të rëndësishëm. Nga studimet që ka bërë Instituti i Shëndetit Publik dhe Akademia e Shkencave, rezulton që rreth 95% e shqiptarëve, e të rriturve kryesisht, kanë imuntitet”, tha Pipero./EO/

Read Previous

Qeveria e Kosovës mbanë mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës

Read Next

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë, pos vezëve shtrenjtohet edhe mishi e qumështi