Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, gjatë një deklarate për shtyp lajmëroi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të qeverisë, duke thënë se është qartë vullneti i partisë parlamentare që të ketë një lider të ri dhe një kryeministër të ri.
Para pak orësh, Johnson emëroi një kabinet të përkohshëm derisa lideri i ri të jetë zgjedhur.
Gjatë deklaratës së tij të dorëheqjes, Johnson tha se në politikë, askush nuk është “i domosdoshëm dhe i pazëvendësuseshëm”.
Ai thotë se “sistemi ynë brilant dhe darvinian do të prodhojë një lider tjetër”.
Johnson u zotua se do t’i japë liderit të ri sa më shumë mbështetje. /Albanianpost.com