Dora prostetike është projekti i radhës i punuar nga anëtarët e BONEVET Gjakova. Ky projekt i punuar me 3D printer është ideuar me një qëllim jashtëzakonisht të mirë për të cilin treguan vetë anëtarët.
Genta nuk hezitoi të na demostrojë se si funksionon kjo dorë prostetike.
Për një punë të këtillë sigurisht që ka sfida por ky grup ia ka dalë.
Sipas Albit në të ardhmen do e kenë edhe më të lehtë të krijojnë projekte të këtilla.
Mësimi në projekte bazohet në pedagogji ku kryeqendra është fëmija.
Fillimisht projekti ndahet në faza dhe qëllimi kryesor është kreativiteti I fëmijëve na thanë nga BONEVET Gjakova.
Kjo dorë prostetike e krijuar në kuadër të programit “Mësimi i bazuar në Projekte” do të vazhdojë të finalizohet me elemente të tjera deri në kompletim të saj.