Me homazhe nderohen dëshmorët e rënë heroikisht në fshatin Kralan

Dëshmorët e fshatit Kralan janë përkujtuar sot me homazhe e nderime nga familjarë e bashkëluftëtarë.

Gjithashtu të pranishëm në këto homazhe ishin edhe përfaqësues nga Kuvendi komunal i Gjakovës, si dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetarja e grupit parlamentar të kësaj Lëvizje, Mimoza Kusari Lila tha se fshati Kralan gjatë luftës ka shërbyer si mburojë e zonës së Shqiponjës.

Lahi Brahimaj. që ishte i pranishëm për të nderuar dëshmorët tha se këta  dëshmorë janë arkivat të të mira të UÇK-së.

Përfaqësues nga komuna  Gjakovës ishte këshilltari i kryetarit Ardian Gjini, Xhavit Alijaj.

Familiarët e dëshmorëve mes emocioneve thanë që ndihen krenarë sot.

Përpos 8 dëshmorëve të fshatit Kralan që janë Xhavit Islami, Arben Hereqi, Rifat Smajli, Blerim Ahmeti, Shefqet Dervishaj, Rifat Salihu, Sadri Ahmeti, Metë Alija, në po këtë fshat ranë dëshmorë edhe Ilir Soba dhe Visar Miftari nga Gjakova, Fehmi Shala dhe Sadri Shala nga Cërmjani si dhe Kujtim Qollaku nga fshati Bablloq.

Read Previous

Dora prostetike krijimi i radhës i anëtarëve të “BONEVET” Gjakova

Read Next

iPhone-i shpëtoi jetën e britanikut që ra në një gropë në Alpe