Donnarumma tregon arsyen se përse nuk festoi pas penalltive

Gianluigi Donnarumma ka rrëfyer se përse nuk festoi në momentin që përfundoi ekzekutimi i penalltive.

Portieri italian kishte pritur penalltinë e fundit të Bukayo Sakas, dhe aty u dha sinjali se Italia e kishte fituar Kampionatin Evropian ndaj Anglisë.

Por, Donnrumma ka thënë se ai nuk e kishte idenë se kishin fituar, duke menduar se ata kishin humbur finalen.

“Nuk e festova sepse nuk e kuptova që kishim fituar”, ka thënë Donnarumma pas ndeshjes.

“Shikova arbitrin, u përpoqa të kuptoj nëse VAR kishte dhënë sinjalin se ishte gjithçka në rregull dhe e kuptova se kishim fituar vetëm kur pashë shokët e mi të skuadrës duke festuar”, ka shtuar më tej italiani.

Donnarumma u zgjedh nga UEFA si lojtari i turneut, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse në fazën e grupeve dhe në atë të eliminimit direkt. /Telegrafi/

Read Previous

Ambasada e SHBA-ve: Të gjithë personat e shpërngulur kanë të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre

Read Next

Marcus Rashford u kërkon falje fansave dhe bashkëlojtarëve për penaltinë e humbur