Donetsk/ 6 të vdekur dhe mbi 30 persona nën rrënoja

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe më shumë se 30 dyshohet se janë bllokuar pasi raketat ruse goditën një bllok apartamentesh pesë-katëshe në rajonin Donetsk të Ukrainës, duke e shembur ndërtesën.

Guvernatori Pavlo Kyrylenko tha se sulmi u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Chasiv Yar, rreth 20 kilometra në juglindje të Kramatorsk, një qytet që pritet të jetë një objektiv kryesor i forcave ruse ndërsa ato përparojnë ngadalë drejt perëndimit.

Guvernatori tha se gjashtë persona ishin konfirmuar të vrarë dhe pesë të plagosur, dhe se sipas informacioneve nga banorët, të paktën 34 persona ka të ngjarë të jenë të bllokuar në rrënoja. Ekipet e shpëtimit kanë kontaktuar me dy persona që janë nën rrënojat, tha ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Rajoni i Donetskut është një nga dy provincat së bashku me Luhanskun që përbëjnë rajonin e Donbasit, ku rebelët separatistë kanë luftuar forcat ukrainase që nga viti 2014. Javën e kaluar, Rusia pushtoi qytetin e Lysychansk, bastioni i fundit i madh i rezistencës ukrainase në Luhansk.

Të shtunën, guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai tha se forcat ruse po arrinin të “ngrenë ferrin e vërtetë” në zemrën industriale lindore të Ukrainës./Alsat.mk/

Read Previous

285 raste të reja me virusin korona në Kosovë

Read Next

Dhimbja e fytit gjatë sezonit të verës, flasin ekspertët