Në Galerinë e Arteve në qytetin e Gjakovës është hapur ekspozita “Si u vra kodi etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës” nga profesor Salih Krasniqi. Mbi 250 fotografi të pacientëve e të stafit mjekësor që janë vrarë e maltretuar nga forcat paramilitare serbe, shumë shpejt do të dokumentohen edhe në libër botimin e të cilit do ta mbështesë komuna e Gjakovës.
Fotografia është dëshmia më e mirë për të treguar të vërtetën. E shumë prej pacientëve të periudhës së luftës sot janë gjallë falë intervenimeve të mjekëve si Salih Krasniqi tha ndër të tjera Bedri Kukalaj i mbijetuar i masakrës së Dubravës.
E vet autori tregon se kush ka qenë shtysë për krijimin e një ekspozite të tillë.
Në fund Drejtoria për Kulturë Rini e Sport ndau mirënjohje për profesorin Krasniqi.
Kjo është ekspozita e parë e këtij formati në Galerinë e Arteve. Nga këtu u tha se rëndësia e kësaj ekspozite është e madhe pasi që asnjherë nuk duhet të harrojmë atë cka ka ndodhur para dy dekadave.