Dogana sekuestron produkte bujqësore të kontrabanduara nga Serbia

“Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara është kontrolluar subjekti afarist, barnatore bujqësore në Ferizaj. Gjate kontrollit të subjektit janë gjetur produkte te ndryshme ,pa dokumentacion përkatës,të cilat ishin me origjinë nga Serbia ku të njëjtat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia rrugëve ilegale”, ka bërë të ditur Dogana.

Vlera e mallrave të sekuestruar sipas vlerës së tregut është rreth 3 mijë e 500 euro derisa mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës./rtklive

Read Previous

KQZ me njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet e 9 shkurtit

Read Next

Arrestohet një person, dyshohet se i vuri zjarrin një shtëpie