Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë kryer një operacion në një dyqan për tregtimin e telefonave në qytetin e Gjakovës. Në njoftimin e Doganës thuhet se ky operacion ka rezultuar në sekuestrimin e një sërë pajisjesh, në vlerë prej 10 mijë euro.
Dogana konfiskon mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara në Gjakovë