Dogana konfiskon 30 automjete të pa-zhdoganuara

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 30 automjete të pa-zhdoganuara në Xërxë të Rahovecit e Carallukë të Malishevës.

Përveç 30 automjeteve, Dogana e Kosovës ka konfiskuar edhe pjesë të automjeteve të paligjshme në tri lokacione.

“Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara. Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve”, thuhet në njoftimin e Doganës. /EO/

Read Previous

BE i përgjigjet Kurtit: Fajtori për mungesën e progresit në dialog nuk qëndron te Borrelli apo Lajçaku

Read Next

Bardhyl Mahmuti fillon dëshminë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës