Dogana e Kosovës pjesë e forumit në Organizatës Botërore të Doganave

Në selinë e Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel po zhvillohen sesionet e Komitetit Teknik për Rregullat e Origjinës, duke mbledhur administratat doganore dhe ekspertët e tregtisë nga e gjithë bota.

Diskutimet janë të përqendruara në rritjen e transparencës, konsistencës dhe efikasitetit në proceset e certifikimit të origjinës, një element thelbësor në lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës po merr pjesë aktive në këtë forum të rëndësishëm, duke kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e rregullave të drejta dhe të harmonizuara të origjinës.

Pjesëmarrja në këtë proces rikonfirmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të rritur efikasitetin tregtar dhe për të përafruar praktikat e saj me standardet më të larta ndërkombëtare./rtklive

Read Previous

Ukraina shënon gjashtëmujorin e nisjes së operacionit në Kursk

Read Next

A mundet dikush ta ndalojë Trumpin?