Dogana e Kosovës largon nga puna pesë zyrtarë dhe degradon dy të tjerë

Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë, për keqpërdorim të detyrës.
Përmes një njoftimi Dogana ka bërë të ditur se si erdhi te ky vendim.

“Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime. Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie. “. thuhet në njoftimin e Doganës./21Media

Read Previous

VOA: Europa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Read Next

Zelensky sërish kërkon që Ukrainës t’i lejohen sulmet thellë brenda Rusisë