Sergio Conceicao ka dhënë intervistën e tij të parë si trajneri i ri i Milanit, vetëm pak orë pasi u emërua si pasardhës i bashkatdhetarit të tij Paulo Fonseca.
Rossonerët po përjetojnë një sezon relativisht të dobët dhe për këtë kanë bërë ndryshime duke shkarkuar Fonsecan dhe në vend të tij kanë emëruar ish-trajnerin e Portos, Conceicaon, i cili mezi pret t’ia fillojë punës.
“Me organizim të mirë dhe me cilësi të lojtarëve, ne do të bëjmë gjëra të mira këtë vit”, ishte mesazhi kryesor i Conceicaos në intervistën e parë si kuqezi.
Conceicao nuk e fshehu faktin se ai dhe skuadra e tij e re kanë shumë punë për të bërë nëse duan të kenë sukses në pjesën e mbetur të sezonit 2024/25, pasi Fonseca e la ekipin në vendin e tetë dhe 14 pikë larg kreut të tabelës.
Portugezi pranoi gjithashtu se nuk ka shumë kohë të tërhiqet dhe të përpunojë të gjitha emocionet për t’u bërë kryetrajneri i Milanit për shkak të shkallës së detyrës.
“Jam krenar që marr këtë aventurë. Emocionet janë të përkohshme, sepse ne kemi punë për të bërë. Kemi nevojë për një zemër të ngrohtë dhe një kokë të ftohtë për të bërë më të mirën tonë dhe për të fituar ndeshjet. Kjo është ajo që ne duam”.
“Ne përfaqësojmë një klub të madh në shkallë globale dhe duhet të jemi të denjë për këtë klub të madh”.
“Nuk kemi shumë kohë, ky nuk është absolutisht një justifikim, por duhet të bëj më të mirën time me kohën që kemi në dispozicion në mënyrë që lojtarët të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë, së pari si individë por edhe si ekip, për të qenë më e mira që mund të jemi në çdo lojë të vetme”./telegrafi/